close
Sport

NBA: FITOJNË LAKERS TORONTO E WARRIORS

NBA

Lojë fenomenale e LeBron James dhe Stephen Curry


Dhjetë ndeshjet e zhjvilluara në mëngjesin e sotëm në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, kanë sjell emocione të shumta sidomos në Konferencën e Perëndimit, ku Lakers fiton kundër San Antonio me rezultatin 121-113. Lakersat që udhëhiqen nga LeBrom James po realizojnë ëndrrën e kaliformianëve për t’u kthyer te titulli kampion. Më efikas në këtë ndeshje ishte LeBron James me 42 pikëve.

Golden State pas dy fitoreve kundër Cleveland 129-105, i afrohet kreut të tabelës. Curry me 42 pikë dhe Durant me 25 pikë e 10 rebound ishin më efikas në ndeshje.

Memfis ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Clippers, 96-86, me lojë të mirë u dallua Conley me 22 pikë. Oklahoma mundi Brooklyn me rezultatin 114-112, ku më i miri ishte Paul George me 47 pikë e 15 rebound. Ndërsa Westbrook realizoi një “triple double”, 21 pikë, 15 rebound e 17 asiste. Në Konferencën e Lindjes, Toronto me  fitoren kundër Philadelphias 113-102 ka regjistruar fitoren e 21-të të sezonit. /Agjencitë/

 

NBA – Rezultatet e sotme:

 

Cleveland   –   Golden State, 105-129

Orlando      –   Denver, 118-124

Atlanta        –   Washington, 117-131

Brooklyn      –   Oklahoma, 112-114

Memphis     –    Clippers, 96-86

Milwaukee   –   Detroit, 115-92

Minnesota    –   Charlotte, 121-104

New Orleans –   Dallas, 132-106

Toronto        –   Philadelphia, 113-102

Lakers           –   San Antonio, 121-113

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia