close
Sport

NBA: FITORE BEFASUESE PËR NJU JORK DHE NJU ORLENS

NBA 1 (2)

PHOENIX KRYESON NË PERËNDIM ME 30 FITORE E 8 DISFATA


Janë zhvilluar katër sfida të reja në elitën e basketbollit amerikan NBA. Pas ndeshjeve të sotme tabelën në Konferencën Perëndim e kryeson Phoenix me 30 fitore e 8 disfata

Befasia më madhe e ndeshjeve të sotme është fitorja e Nju Jorkut në përnballjen me Boston që u zhvillua në Madison Square Garden, dhe ka përfunduar me fitporen e ekipit vendas me rezultatin e ngusht 108-105. Vendimtar për fitoren e  vendasve ishte ylli kanadez i Nju Jorkut , RJ Barret i cili shënoi trepikësh në sekondën e fundit të ndeshjes. Lojtari më i efikas i ndeshjes ishte Evan Fouriner i cili realizoi 41 pikë, tetë kërcime e dy asistime. Te skuadra mysafire më efikas ishte Jayson Tattum me 36 pikë.

Ekipi i Nju Orleans Pelicans gjithashtu bëri një hapë para duke e mundur Golden State me rezultatin 10196-101. Te skuadra fituese më efikas ishte Ingram që realizoi 32 pikë 11-të kërcime e 6 asiste, ndërsa te Warriors më efikas ishte Wiggins me 21 pikë, katër kërcime e 1asist.

Phoenix Suns kanë mposhtur skuadrën e Los Angeles a Clippers me rezultatin 106-89. Chris Paul ishte në element duke regjistruar Triple-Double, ai realizoi 14 pikë, 13 kërcime e 10 asiste.

Fitore të sihur ka shënuar Memphis në përballjen me Detroit me rezultat të thellë 118-88. Basketbollisti më efikas ishte Marc Morris i cili realizoi 26 pikë, tetë kërcime e tre asiste.

Tabelën në Konferencën Perëndim e kryeson Phoenix me 30 fitore e 8 humbje, para Golden State që ka 29 fitore e 9 disfata dhe Utah Jazz në pozitën e tretë me 28 fitore dhe 10 disfata.  /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia