MIAMI ME FITOREN KUNDËR LAKERS KRYESON LINDJEN
Tetë fitore të skuadrave vendase dhe katër të atyre mysafire është epilogu i 12-të ndeshjeve të zhvilluara sot në Kampionatin amerikan të basketbollit NBA
Në ndeshjen derbi të ditës së sotme Golden State Warriors në sekondat e fundit arriti të siguron fitoren kundër Utah Jazz me rezultatin e ngushtë 94-92. Më efikas ishte Pole i cili realizoi 20 pikë, tre kërcime e dy asiste.
Miami me fitoren kundër Los Angeles Lakers me rezultatin 113-107, kryeson konferencën e Lindjes me 30 fitore e 17 disfata. Më efikas në këtë ndesdhje ishte LeBron James me 33 pikë e 11 kërcime e katër asiste, ndërsa për Miami u dalluan Robinson me 25 pikë pesë kërcime e tre asiste.
MInesota befasoi ekipin e Brooklyn, duke e mundur me rezultat bindës 136-125, në një ndeshje spektakolare. Më efikas ishte Edwards me 25 pikë, Towns e Rossell me nga 23 pikë . Dallas shënoi fitore ndaj Memphis me rezultat 104-91. Luka Donçiq i priu fitore duke realize 37 pikë e 11 kërcime, mga ana tjetër më efikas ishte Ja Morant me 35 pikë e 13 kërcime.. Fitore ka shënuar edhe Nju Jorku, Orlando e Denver.
Rezultatet e sotme
Nju Jork – Clippers, 120-102
Uashington – Boston, 87-116
Miami – Lakers, 113-107
Orlando – Chicago, 114-95
Toronto – Portland, 105-114
Charlotte – Atlanta, 91-113
San Antonio – Philadelphia, 109-115
Dallas – Memphis, 104-91
Minnesota – Brooklyn, 136-125
Denver – Detroit, 117-111
Golden State – Utah Jazz, 94-92 /KlanMacedonia/