close
Sport

NBA: FITORE LAKERS TRIUMFOJNË NDAJ MINNESOTA

NBA (4)

FITOJNË BOSTON, CLEVELAND, SACRAMENTO, PHOENIX  E DALLAS


 

Në mëngjesin e sotë janë zhvilluar  gjashtë  ndeshje  të radhës në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

 

Fitore të rëndësishme  ka shënuar Los Angeles Lakers në përballjen me ekipin Minesota me rezultatin 108-103 edhe pse kishte mungesa nga lojtarët kyç.

Për ekipin e lakers ishte kjo fitorja  e dytë radhazi , ku shkëlqeu LeBron James me lojë të mrekullueshme. Ai për 39 minuta  sa ishte  në lojë arriti të shënon  26 pikë, shtatë kërcime, pesë asiste dhe tre vjedhje . Pos tij me lojë të mire u veçuan edhe Malik Monk me 22 pikë dhe Russell Westbrok me 20 sosh.

Sa i përket Minnesotas, u dallua Naz Reid me 23 pikë, derisa Anthony Edçard arriti të kompletojë 18 pikë dhe katër asistime. Në ndeshjet tjera  fitore  kanë shënuar  edhe Boston, Cleveland, Sacramento, Phoenix dhe Dallas

Rezultatet e sotme

Boston – Orlando 116-111

Cleveland – Indiana 108-104

Sacramento – Miami 115-113

Charlotte – Phoenix 99-133

Oklahoma – Dallas 86-95

Los Angeles Lakers – Minesota 108-103  /KLanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia