close
Sport

NBA: GOLDEN STATE MUNDIN PHOENIX SUNS

Stiv Keri

SËRISH SHKËLQEN STEPH CURRY


Tre  fitore të skuadrave  vendase dhe dy të atyre  mysafire është epilogu  i ndeshjeve  të zhvilluara në mëngjesin e sotëm  të kampionatit amerikat të basketbollit NBA.

Golden State Warriors kanë shënuar fitoren e 27 sezonale  në NBA. Kësaj radhe  në transfertë mundën ekipin Phoenix Suns me rezultat 107:116 .

Fitorja e Warriors mori shtysë të madhe nga lideri i saj, Steph Curry, i cili kontribuoi me 33 pikë, katër  kërcime, gjashtë asiste dhe tre topa të vjedhur në këtë ndeshje.

Otto po ashtu shpërtheu dhe shtoi 19 pikë në fitoren e skuadrës së Steve Kerr.

Steph Curry qëlloi pesë trepikësha në këtë ndeshje dhe tashmë është vetëm një trepikësh larg shifrës prej 3000 trepikëshave të shënuar në karrierën e tij në NBA.

Milwaukee Bucks ka mposhtur skuadrën e Boston Celtics, me rezultatin 117:113.

Bucks në këtë ndeshje kishin edhe liderin e skuadrës, Giannis Antetokounmpo, i cili luajti ndeshjen e parë pas një periudhe në izolim.   Dy herë MVP i NBA realizoi sonte plot 36 pikë, 12 kërcime  deh pesë

për ta mbyllur ndeshjen me Double-Double.

Los Angeles Lakers pësuan humbje me rezultatin 122:115, përballë Brooklyn Nets. Në këtë ndeshje, LeBron James shkëlqeu me 39 pikë, nëntë kërcime e shtatë asistime.

Rezultatet:

Phoenix Suns -Golden State Warriors 107:116

Milwaukee Bucks – Boston Celtics 117:113.

Los Angeles Lakers – Brooklyn 115-122

Utah Jazz – Dallas  120 – 116

Nju Jork – Atlanta 101-87 

  /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia