close
Sport

NBA: GOLDEN STATE NUK KA TË NDALUR

NBA 2

Për Warriors ishte fitorja e tetë radhazi


Në kampionatin amerikan të basketbollit Golden State vijojnë sukseset e veta në Konferencën e Perëndimit, duke mundur Memphis 117-101.  Thompson me 27 pikë e Durant me 22 ishin dy shënuesit më të mirë për Golden State. Fitore në mëngjesin e sotëm ka shënuar edhe Denver kundër Boston 115-107. Më efikas në këtë takim ishte Murray me 48 pikë.

Oklahoma me fitoren e pestë radhazi si duket ka kaluar krizën. Kësaj radhe shënoi fitore ndaj Nju Orleans, 122-116. George realizoi 23 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes.

Clippers, falë 22 pikëve të Gallinari dhe 22 të Harris, mundi Minnesotën me rezultat të sigurt 120-109, ndërsa Miami arriti një fitore surprizë në fushën e Detroit, me shifrat 120-115.

Torontos edhe sot shënoi fitore të sigurt, kësaj radhe në transfertë kundër Utah Jazz 124-111 dhe vazhdon të kryesojë në Konferencën e Lindjes. Fitore të vështirë korri skuadra e Houston, kundër Indianas 98-94. Harden me 28 pikë ishte shënuesi më i mirë për teksanët. Chicago pas kohës shtesë shënoi fitore kundër Nju Jorkut 116-115. LaVine me 41 pikë bëri diferencën në fushë për miqtë, duke i dhënë fitoren ekipit vendas. /Agjencitë/

 NBA – Rezultatet e ndeshjeve të sotme

 

Detroit          –   Miami, 115-120

Indiana         –   Houston, 94-98

Orlando        –   Cleveland, 102-100

New York      –   Chicago, 115-116

Oklahoma     –   New Orleans, 122-116

Denver          –   Boston, 115-107

Utah Jazz      –   Toronto, 111-124

Golden State –   Memphis, 117-101

Clippers         –   Minnesota, 120-109

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia