close
Sport

NBA: GOLDEN STATE NUK NJEH PENGESA, FITOJNË CLIPPERS E CHICAGO

NBA 1

SHERR MASIV NË DETROIT-LAKERS, JAMES GODET RIVALIN

 Pesë ndeshjet e zhvilluara në mëngjesin e sot në Kampionatin amerikan të basketbollit NBA sollën  befasim, zhgënjime por edhe incidente. Golden State nuk ndal marhsimin e saj, duke qenë ende skuadra më e mirë në NBA edhe pas fitores 119-104 arritur sot ndaj Toronto.Ishte kjo fitorja e 15-të sezonale Golden State

Fitore të çmendur me përmbysje korri skuadra e Lakers, që mundi Detroit 121-116 jashtë fushe. Më efikasi ishte Davis me 30 pikë e 10 kërcime si dhe Westbrook me 26 pikë e 10 asist .

Ndeshja Detroit-Lakers e cila përfundoi me rezultatin 116-121, ka dhuruar një sherr masiv në fundin e periodës së tretë. Në momentin që një lojtar i Detroit  po gjuante nga vija e gjuatjeve të lira, LeBron James godet me bërryl në sy një rival, Isaiah Stewart. Ky i fundit gjakoset dhe gjyqtarët ndalin menjëherë takimin.

Basketbollisti i Detroit ishte shumë i nevrikosur dhe mezi e ndalin shokët e skuadrës e forcat e sigurisë. Madje edhe kur ikën në dhomat e zhveshjes, i gjakosur, tenton të zihet me ndokënd nga ekipi rival.

Pas këtij incidenti gjyqtarëve u duheshte mbi 15 minuta për të vendosur qetësinë në fushë dhe më pas shohin pamjet televizive. LeBron James dhe Isaiah Stewrt dalin nga fusha me teknike përjashtimi. Me largimin e James nga fusha skuadra e Lakers luan më mirë dhe përmbys disavantazhin prej 12 pikësh që kishte në ato momente.

Rikthehet te fitorja edhe ekipi i Clippers, që mundi 97-91 Dallas. Chicago merr kreun e renditjes në Lindje pas fitores ndaj Nju Jorkut 109-103, ndërsa Phoenix mundi Denverin 126-97./KLanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia