close
Sport

NBA: GOLDEN STATE RIKTHEHET LIDER NË PERËNDIM

NBA (2)

CHICAGO HUMBË POR MBAN POZITËN E PARË NË LINDJE


Gjashtë fitore të skuadrave vendase  dhe  katër të atyre mysafire është epilogu i dhjetë ndeshjeve  të zhvilluara në mëngjesin e sotëm  në kampionatin amerikan të basketbollit NBA

Golden State rimerr kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit në NBA pas fitores 96-82 të arritur sot ndaj Cleveland. Curry me 28 pikë ishte më i miri në parket për vendasit, që korrën fitoren  e 30 sezonale  në këtë  kampionat.

Chicago mbron kreun e renditjes në Lindje pavarësisht humbjes 113-99 në fushën e Dallas. Donçiq ishte fantastik në fushë, autor i një “triple double” me 22 pikë, 14 kërcime e 14 asiste.

Nuk ndalet ekipi i Memphjis, që korri sot fitoren e 9-të radhazi. Viktima e radhës ishte ekipi i Lakers, që u mund 127-119. Për miqtë u dalluan Bane me 23 pikë e Jackson me 21 pikë e 12 kërcime, duke i bërë të pavlefshme 35 pikët e LeBron James për vendasit.

Rikthehet te suksesi skuadra e Brooklyn, që në sekondat e fundit mundi 121-119 San Antonio, ndeshje ku u dalluan Durant me 28 pikë e Harden me 26. Fiton edhe Denver, që mundi 99-95 Oklahomën, falë 22 pikëve të Jokiq e 22 të Morris.

Rezultatet e sotme

Brooklyn – San Antonio, 121-119

Clippers – Atlanta, 106-93

Orlando – Washington, 100-102

Toronto – Nju Orleans, 105-101

Houston – Minnesota, 123-141

Oklahoma – Denver, 95-99

Dallas – Chicago, 113-99

Golden State – Cleveland, 96-82

Portland – Sacramento, 103-88

Lakers – Memphis, 119-127   /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia