NBA: Golden State shapallet kampion për sezonin 2021/2022

Stephen Curry merr trofeun MVP

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Skuadra e Golden State Warriors   fitoi ekipin Boston Celtics në ndeshjen e gjashtë të finales së play off-it  me rezultatin 103-90   dhe   me  serin e fitoreve  4-2  u  shpallën kampion I NBA-së për sezonin sportiv 2021-2022.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ky është titulli katërt kampion për Warriors në 7 vitet e fundit, çka tregon për një ekip që ka një bazë solide.

Basketbollisti Stephen Curry mori trofeun MVP të finaleve, duke qenë edhe sot lojtari më mire I ndeshjes  me 34 pikët e realizuara. Për Curry ky është titulli i katërt në karrierë, ashtu sikurse edhe për Klay Thompson e Draymond Green, një tresh që ka qenë gjithnjë së bashku, të drejtuar nga trajneri Steve Kerr, që gjithmon u kishte bsuar këtyre lojtarëve.

Dhe padyshim që më i lumturi ishte Stephen Curry, që mbajti në krahë dy trofe, edhe atë MVP të lojtarit më të mirë. Ai pas ndeshjes I emocionuar pos tjerash ka deklaruar.

Ky titull është ndryshe nga të tjerët. Tri të parët kanë qenë të jashtëzakonshëm dhe kemi kaluar shumë momente të vështira për të ardhur sërish në majë. Tani unë, Klay, Draymmond dhe Andre kemi nga katër tituj secili me këtë fanellë. Kjo është speciale për të gjithë ne, për këtë grup, për atë që ne kemi arritur”.

 

Ndryshe nga tri titujt e mëparshëm, këtë trofe skuadra e Golden State e ka fituar me shumë vështirësi, një ekip që dy sezone më parë arrinte vetëm 15 fitore në sezonin e rregullt. Thompson ishte jashtë fushe për gati dy vite, ndaj ekipi iu besua mjaft të rinjve (Jordan Poole), që u ndërthurën mirë me veteranët.

Boston rezistoi, por nuk mundi t’i bëjë ballë një ekip solid si Warriors, por finalistët kanë hedhur bazat për një të ardhme premtuese. Në ekip janë dy lojtarë “big” nën 25 vjeç (Jayson Tatum e Jaylen Brown), që do të dinë të rikthehen protagonistë sezonin e ardhshëm.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share