close
Sport

NBA: GOLDEN STATE WARRIORS S’NJEH PENGESA

Keriiiiii

STEPHEN CURRY THEU REKORDIN E RAY ALLEN ME TREPIKËSHA

Skuadra e Golden State me fitoren kundër Nju Jorkut në transfertë thellon edhe më shumë diferencën me rivalët në NBA. Warriors mundi Nju Jorkun me rezultatin 105-96, që është suksesi i 23-të sezonal  nga  28  ndeshje të zhvilluara  dhe të vetmuar kryesojnë Konferencën e Perëndimit.

 

Në këtë ndeshje basketbollisti i Warriorsit, Stephen Curry, ka shkruar historinë e NBA-së. Ai është bërë basketbollisti që ka realizuar më shumë tripikësha në historinë e NBA-së. 

Curry ka arritur kuotën e 2977 realizimeve të sakta nga distance që e mbante Ray Allen. Të pranishëm në  këtë ndeshje ishte Reggie Miller me 2560 tripikësha  I treti për nga numri i realizimeve të trepikëshit dhe James Harden me 2509 tripikësha.

 

Fitore  jashtë fushës së vet ka shënuar edhe Phoenix, ndaj Portland me rezultatin 111-107 pas kohës shtesë rivalët. Brooklyn ka shënuar fitore ndaj Torontos me rezultatin  131-129. Më efikasi ishte Kevin Durant, I cili realizoi  34 pikë, , 13 kërcime dhe 11 asiste. / KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia