close
Sport

 NBA: LAKERS DOMINON NË KAMPIONAT

nba1

Vazhdon sipas planit kampionati amerikan i basketbollit NBA. Skuadra e Los Anxhelos Lakers vazhdon me dominimin e vet në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 142-125 ndaj Minnesotas. Anthony Davis, që realizoi 50 pikë, ndërsa LeBron James e mbylli me 32 pikë e 13 asiste. Fiton edhe skuadra tjetër e Los Anxhelosit, ajo e Clippers, që mundi 135-119 Uashingtonin.

Leonard ishte më efikas me 34 pikë e 11 rebound.  Ekipi i Filadelfia mundi kampionët në fuqi ekipin Toronto me rezultatin 110-104. Harris me 26 pikë ishte lider për Filadelfia, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Loury për kanadezët.

Miami triumfoi 110-105 ndaj Çikago pas kohës shtesë.  Surprizë fitorja e Bruklyn 105-102 ndaj Denver. Ndërsa Sakramento triumfoi 110-106 ndaj Dallas jashtë fushe, sfidë ku diferencën e bëri Bjelica, autor i 30 pikëve. /Agjencitë/

 

NBA – Rezultatet e sotme:

Brooklyn     –   Denver, 105-102

Charlotte     –   Atlanta, 107-122

Miami          –   Chicago, 110-105

Philadelphia –   Toronto, 110-104

Vashington   –   Clippers, 119-135

Dallas            –   Sacramento, 106-110

Portland        –   Oklahoma, 96-108

Lakers            –   Minnesota, 142-125

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia