close
Sport

NBA: LAKERS DOMINON NË KONFERENCËN E PERËNDIMIT

NBAAAAAAA

Shtatë ndeshjet e zhvilluara në mëngjesin e sotëm në kampionatin më të fortë të basketbollit në botë sollën emocionet e radhës. Lakers vazhdon të dominojë në Konferencën e Perëndimit, duke fituar sot 128-99 ndaj Cleveland. LeBron James realizoi 31 pikë, mbështetur nga Howard me 21 pikë e 15 rebound. Nju-Orleans mundi Detroitin 117-110. Për Pelicans u dallua Okafor me 25 pikë e 14 rebound, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e Derrick Rose për Pistons.

Boston pa problem mundi Çikagon 113-101.  Më efikas ishte Tatum, me 21 pikë. Orlando shënoi fitore falë lojës së mirë në sekondat e fundit duke mundur Sakramenton në transfertë 114-112. Bjelica ishte më efikas te vendasit me 34 pikë, ndërsa për Orlando u dalluan Vuçeviq me 26 pikë e 15 rebound. Oklahoma, mundi Minnesotan 117-104. Më efikas ishin Gallinari me 30 pikë dhe Alex me 20 pikë, 20 rebound e 10 asiste, ndërsa Portland fitoi Sharloten 115-112, ku më efikas Lillard 30 pikë e McCollum 27 pikë. /Agjencitë/

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia