close
Sport

NBA: LAKERS FITON DUELIN NDAJ DENVER

NBA basket

Kampionati amerikan i basketbollit NBA, ka vazhduar në mëngjesin e sotëm me pesë ndeshjet e radhës, ku janë shënuar edhe rezultate befasuese.

Lakers konfirmohet si skuadra më e mirë në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 124-121 ndaj Denver, një përballje mes dy ekipeve më të mira në këtë kah të NBA-së. Më efikas ishte LeBron James cili realizoi 29 pikë e 12 asiste, mbështetur nga Davis me 27 pikë e Kuzma me 25 pikë.

Skuadra kampione e Torontos arriti një fitore të rëndësishme ndaj Milwaukee me shifrat 114-106, duke u konfirmuar si një ndër ekipet pretendente për titull edhe këtë sezon. Për kanadezët u dallua Boucher me 25 pikë e 11 kërcime.

NBA – Rezultatet e sotme

Oklahoma – Phoenix, 101-128

Dallas – Utah Jazz, 122-114

Milwaukee – Toronto, 106-114

Miami – Indiana, 114-92

Lakers – Denver, 124-121/Agjencitë

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia