close
Sport

NBA: Mbyllet sezoni i rregullt, Phoenix me rekordin më të mirë

nba

Përcaktohen çerekfinalet play off, katër ekipe në “play in”

Pas përfundimit të sezonit të rregullt 2021/2022 në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, janë përcaktuar ekipet që do të vijojnë më tej garën për titullin kampion. 6 skuadrat e para të secilës Konferencë kanë shkuar direkt në çerekfinalet play off. Ndërsa ekipet e klasifikuara në vendet 7-10, do të luajnë në play in.

Kjo fazë play in do të luhet me ndeshje teke, në fushën e ekipit që është renditur më mirë në sezonin e rregullt. Në Lindje do të luhen sfidat Atlanta-Charlotte dhe Brooklyn-Cleveland. Ndërsa në Perëndim do të luhen ndeshjet New Orleans-San Antonio dhe Minesota-Clippers.

Phoenix Suns me 64 fitore e 18 humbje dhe Miami Heat me 53 fitore e 29 humbjerenditen në dy vendet e para në secilën Konferencë dhe do të kenë faktorin fushë në favor gjatë fazës play off. Faza çerekfinale do të nisë më 15 prill, pasi të luhen ndeshjet play in.

Rezultatet e javës së fundit të kamoionatit të rregullt
Brooklyn – Indiana, 134-126

Charlotte – Washington, 124-108

Cleveland – Milwaukee, 133-115

Houston – Atlanta, 114-130

Memphis – Boston, 110-139

New York – Toronto, 105-94

Orlando – Miami, 125-111

Philadelphia – Detroit, 118-106

Minnesota – Chicago, 120-124

Dallas – San Antonio, 130-120

Denver – Lakers, 141-146

Clippers – Oklahoma, 138-88

New Orleans – Golden State, 107-128

Phoenix – Sacramento, 109-116

Portland – Utah Jazz, 80-111

/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia