close
Sport

NBA: MEMPHIS MERR FITOREN E 10 RADHAZI

NBA

Memfis mori suksesin e 10 radhazi në NBA. Në takimin kundër Golden State, Grizlis fituan me rezultatin 116-108. U dallua në parket Morant që realizoi 29 pikë, pesë prej tyre në minutën e fundit të lojës. Step Kjuri realizoi për Uariors 27 pikë, 10 ribaunde e po aq asiste, por nuk e shmangu dot humbjen e tretë në katër takimet e fundit.

Humbja e Uariors u shfrytëzua nga Feniks që mundi Toronton me rezultatin 99-95. Sans rimarrin vendin e parë në Konferencën e Perëndimit. Buker realizoi 16 pikë, kurse Pol 15 pikë dhe 12 asiste, duke ndërprerë serinë prej gjashtë fitoresh radhazi të Raptors.

Për Bulls, fitorja ndaj Detriot nuk erdhi me shumë komplikime. Ekipi nga Çikago dominoi dhe fitoi 133-87, suksesi me diferencë më të madhe në këtë sezon,+46 pikë. Bulks vazhdon që të mbajë vendin e parë në Konferencën e Lindjes, ndërsa Pitons mposhten pas dy fitoreve radhazi.

Në sfidat e tjera të NBA-së, Pelikans dhe Uizards fituan, ndërsa Denver u mund nga Klipers 87-85.  /Klan News /

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia