close
Sport

NBA: Miami finalisti i parë në Konferencën Lindje

nba (15)

Në Perëndim Dallas barazon me Phoenix

 

Sot  janë zhvilluar   dy ndeshje  të raundit të gjashtë të gjysmëfinales  së play off-it në  kampionatin amerikan të basketbollit NBA, ku ekipi Miami siguroi finale në konferencën Lindje, ndërsa në at të Perëndimit Phoenix dhe Dallas në ndeshjen e shtatë do vendosin se cila skuadër kualifikohet në finale.

Skuadra nga Florida, Miami fitoi në transfertë ndaj Philadelphia me rezultatin  99-90  dhe me rezultatin 4:2 në serin e ndeshjeve siguroi kualifikim në finale të play offi-t në Lindje ku pritet të përballet me fituesin nga ndeshja Boston – Milwaukee.  Më efikas ishte Butler me 32 pikë te  Miami, ndërsa Maxey e Embiid realizuan nga 20 pikë për ekipin e Philadelphias .

Në Konferencën e Perëndimit, barazohet 3-3 seria e ndeshjeve mes Dallas e Phoenix. Skuadra e Dallas  sot mundi Phoenix me rezultatin 113-86 në duelin e gjashtë gjysmënale. Luka Donçiq realizoi 33 pikë e 11 kërcime për Dallas. Për Phoenix, Ayton realizoi 21 pikë e 11 kërcime.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale play off

Miami – Philadelphia, 99-90 (4-2)

Boston – Milwaukee, (2-3)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale play off

Phoenix – Dallas, 86-113 (3-3)

Memphis – Golden State, (2-3)

/ KLanMacedonia/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia