close
Sport

NBA: MILWAUKEE FITON DERBIN NDAJ GOLDEN STATE

NBAAA

MEMPHISI SHËNON FITOREN E 11-TË RADHAZI

Katër fitore të skuadrave  vendase  dhe vetëm  një e ekipit mysafirë është epilogu i pesë ndeshjeve  të zhvilluara  sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.

Kampioni në fuqi ekipi i Milwaukee doli fitues në ndeshjen derbi kundër Golden State Warriors me rezultatin e sigurt 118-99. Dy këto skuadra janë pretendente më serioze për të fituar titullin në për sezonin 2021/2022. Lojtari më i mirë në këtë ndeshje ishte Giannis Antetokounmpo, autor i një “triple double”, me 30 pikë, 12 kërcime e 11 asiste.

 

Aktualkisht skuadra më e sukseshme Memphisi  shënoi  fitoren e 11-të radhazi, kësa radhë mundi Minesotan me rezultat 116-108. Më efikas ishte Bane me 21 pikë e Jackson me 20. Ekipi pretendent për kreun e tabelës Brooklyn ka zhgënjyer  pasi u mund thellë në shtëpi nga Oklahoma 130-109. Kjo disfatë e zbret Brooklyn në vendin e tretë në Lindje. Për Oklahomën u dalluan Shai me 33 pikë dhe Dort me 27. Fitore ka shënuar edhe Denver në përballjen me Portland  me rezultatin 140-108. Dyshja Jokiq-Barton, që së bashku realizuan 41 pikë.

Rezultatet e sotme

Milwaukee – Golden State, 118-99

Memphis – Minnesota, 116-108

Nju Orleans – Clippers, 113-89

Brooklyn – Oklahoma, 109-130

Denver – Portland, 140-108 / KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia