close
Sport

NBA: MILWAUKEE HUMB NGA ORLANDO

NBAAAAAA

Westbrook barazon rekordin e Chamberlain


Nëntë ndeshjet e zhvilluara sot në kampionatin e basketbollit amerikan NBA, solli rezultate të pritëshme. Fitore me përmbysje ka shënuar Oklahoma në transfertë kundër Hjustonit me rezultatin 117-112.  Më efikas te skuadra vendase ishte Harden me 42 pikë, ndërsa për ekipin misafirë George realizoi 45 pikë e 11 rebound dhe Russell Westbrook realizoi një tjetër “triple double”, me 21 pikë, 12 rebound e 11 asiste. San Antonio është mundur 125-105 nga Utah Jazz, duke zbritur në vendin e shtatë në Konferencën e Perëndimit.

Fitore në transfertë ka shënuar edhe Washington, në përballjen me Chicagon 134-125, falë 31 pikëve të Beal.

Toronto vijon të shkëlqejë dhe dominojë në Lindje bashkë me Milwaukee. Skuadra kanadeze fitoi në transfertë Nju Jorkun 104-99. Ndërsa Milwaukee ka befasuar me disfatën ndaj Orlandos 102-83.  Në Konferencën e Lindjes kryesojnë Milwaukee me 41 fitore e 14 humbje para Toronto Raptors me 41 fitore e 16 humbje. /Agjencitë/

 

NBA – Rezultatet e sotme:

Utah Jazz – San Antonio, 125-105

Indiana – Cleveland, 105-90

Atlanta – Charlotte, 120-129

New York – Toronto, 99-104

Boston – Clippers, 112-123

Chicago – Washington, 125-134

Memphis – New Orleans, 99-90

Houston – Oklahoma, 112-117

Milwaukee – Orlando, 83-103

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia