close
Sport

NBA: MILWAUKEE NGJIT NË POZITËN E DYTË NË LINDJE

111B7E09-8FD8-43B5-AEF2-1DBA6C8516E0

TORONTO PËSON HUMBJE NË FUND


Vazhdon sipas planit kampionati amerikan i basketbollit NBA. Skuadra e Milwaukee fitoi ndaj Orlando me rezultatin 121-99, duke u ngjitur në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes.Më efikas ishte Giannis me 22 pikë, mbështetur edhe nga Middleton e Portis që shënuan nga 20 pikë .
Philadelphia, e katandisur me vetëm 8 lojtarë, pësoi humbjen e tretë radhazi, pasi u mund nga Atlanta me rezultatin 112-94. Young 26 pikë të realizuar ishte më efikas. Në sekondat e fundit fitoi ekipi i Portland, që mundi Toronton me rezultatin 112-111. McCollum realizoi 30 pikë dhe ishte më efikas në këtë ndeshje..
Shkaku I pandemisë Covid 19, anullohet një tjetër ndeshje , ajo mes Dallas dhe Nju Orleans. Vijon momenti i mirë për skuadrën e Sharlote, që mundi Nju Jorkun me rezultat 109-88 , ndërsa Memfis fitoi ndaj Clevland me rezultatin 101-91.


NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – New York, 109-88
Cleveland – Memphis, 91-101
Orlando – Milwaukee, 99-121
Washington – Phoenix, 128-107
Atlanta – Philadelphia, 112-94
Dallas – New Orleans, e shtyrë
Portland – Toronto, 112-111
Sacramento – Indiana, 127-122
/KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia