Gjatë sezoni realizon 2000 pikë, 1000 kërcime dhe 500 asist
Basketbollisti 27-vjeçar serb Nikola Jokiq ka vendosur sot një rekord historik në NBA. Ai bëhet basketbollisti i parë në historinë e NBA-së, që brenda sezonit të rregullt arrin të realizojë 2000 pikë, 1000 kërcime dhe 500 asist. Deri më tani kët nuk e ka bërë asnjë lojtar tjetër në kampionatin amerikan të basketbollit NBA.
Jokiq realizoi 35 pikë, 16 kërcime e 6 asist në fitoren e Denver ndaj Memphis me rezultatin 122-109. Pas kësaj fitoreje skuadra e Denver kualifikohet direkt në fazën play off-it. Nikolla Jokiq në sezonin e kaluar kishte fituar trofeun MVP dhe është ndër kandidatët serioz për ta fituar këtë trofe edhe kë këtë sezon.
Në ndeshjet kampionale të zhvill;uara në mëngjesin e sotëm u shënuan kët rezultate:
Charlotte – Orlando, 128-101
Milwaukee – Boston, 127-121
Toronto – Philadelphia, 119-114
Minnesota – San Antonio, 127-121
New Orleans – Portland, 127-94
Denver – Memphis, 122-109
Golden State – Lakers, 128-112
/KlanMacedonia/