close
Sport

NBA: NJU ORLEANS BEFASON KRYESUESIT E UTAH JAZZ

25FC9FB0-8099-424F-B518-6C36972CC2A7

BRUKLINI, PAS 17  HUMBJEVE RADHAZI, SHËNON FITORE


Tre fitore të ekipeve  vendase dhe katër të atyre mysafire është epilogu  i shtatë ndeshjeve të zhvilluara sot në kampionatin e basketbollit amerikan NBA.

Skuadra e Bruklin pas 17 humbjesh radhazi, arrin ti kthehet fitores dhe atë në transfertë ndaj San Antoni me rezultatin 113:124. Në këtë ndeshje ka shkëlqyer James Harden, autor i një “triple double”me 30 pikë, 14 kërcime e 15 asiste.

Fitore në cilësinë e vendasit ka shënuar Filadelfia, duke mundur ekipin Indiana me rezultat  të sigurt 130-114, duke ruajtur kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. Tek vendasit më efikas ishin Milton me 26 pikë e Embiid me 24 pikë..

Surpriza më e madhe  në mëngjesin e sotëm e  bëri  ekipi Nju Orleans e cili mundi Utah Jazz, me rezultatin 129-124. Për vendasit Ingram e Williamson realizuan nga 26 pikë ndërsa tek ekipi mysafirë më efikas ishte Bogdanoviq I cili realizoi 31 pikë.

Në takimet e tjera të luajtura sot, Çikago pësoi  disfatë nga Denver me rezultatin 112:118.  Nikola Jokiq, me 39 pikë e 14 kërcime  ishte më miri në këtë takim. Fitore në transfertë ka shënuar edhe Dallas ndaj  Orlandos 130-124. Slloveni Luka Donçiq ishte më efikas me 30 pikë e 10 kërcime .


NBA – REZULTATET E SOTME

Orlando – Dallas, 124-130

Philadelphia – Indiana, 130-114

Nju Orleans – Utah Jazz, 129-124

San Antonio – Brooklyn, 113-124

Çicago – Denver, 112-118

Houston – Cleveland, 90-101

Portland – Charlotte, 123-111

/KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia