close
Sport

NBA: PËRBALLJE INTERESANTE NË DITËN E DYTË

NBA 1

Kampionati amerikan i basketbollit në ditën e dytë pas rinisjes së sezonit të NBA i solli disa përballje mjaftë interesante, ku shkëlqyen veçanërisht dyshja e ekipit Houston Rockets, James Harden dhe Russell Westbrook, dhe ylli i Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo.

Skuadra e Milwaukee Bucks mundi me rezultatin 119 – 112 ekipein e Boston Celtics. Më efikas ishte Giannis Antetokounmo me 36 pikë dhe 15 kërcime për t’ia siguruar Bucks fitoren kundër Bucks në ndeshjen e parë të skuadrës që nga rinisja e sezonit.

Ky “Double-double” i yllit grek ishte i 19-ti radhazi për të, duke e barazuar kështu ecurinë më të gjatë të këtij rekordi në NBA këtë sezon, të cilin e kishte vendosur vetë nga 24 tetori deri më 29 nëntor.

Dallas Mavericks pësoi humbje 149 – 153 nga Houston Rockets. Për ekipin fitues shkëlqyen James Harden I cili shënoi 49 pikë, Russell Westbrook i shtoi 31 pikë dhe 11 kërcime të cilët arritën të përmbysin rezultatin nga deficiti prej 14 pikësh duke fituar në lojën shtesë .

Pë ekipin Dallas Luka Donciq e regjistroi “triple-double” të 15-të këtij sezoni me 28 pikët, 13 kërcimet dhe 10 asistet e tij, ndërsa Kristaps Porzingis shkëleu me 39 pikë dhe 16 kërcime – por megjithatë këto s’i mjaftuan Mavericks kundër Rockets.

Në ndeshjet tjera Portland Trail Blazers mundi 140 – 135 ekipin e Memphis Grizzlies, ku dalluan McCollum me 33 pikë e Damian Lillard 29 . Orlando mundi me rezultatin 128 – 118 Brooklyn Nets Kjo fitore mund të rezultojë vendimtare për një vend në play-offs.

Phoenix me lojë të sigurt mundi Washington Wizards me rezultatin 125 – 112.San Antonio Spurs me rezultatin 129 – 120 mundi Sacramento Kings. Më efikas ishte DeMar DeRozan i cili shënoi 29 pikë / Klan Maqedoni

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia