close
Sport

NBA: PHOENIX E GOLDEN STATE DOMINOJNË NË PERËNDIM

NBA: Milwaukee Bucks at Dallas Mavericks

TJETËR DËSHTIM PËR LAKERS, MILWAUKEE FITOI DALLASIN


 Janë zhvilluar 11-të ndeshje në kampionatin amerikan të basketbollit NBA në të cilën renditjen në Konferencën e Perëndimit e kryesojn Phoenix e Golden State, dy ekipe të cilat shënuan fitore edhe në mëngjesin e sotëm. Phoenix Suns mposhtën Oklahoman me rezultatin 113-101, ndeshje në të cilën më efikas ishte Booker me 30 pikë. Ndërsa Golden State fitoi ndaj Memphis me rezultatin 113-104 , sfidë ku shkëlqeu Stephen Curry, i cili shënoi 46 pikë.

 

Lakers sërish  ka zhgënjyer kësaj radhe  pësoi humbje  nga San Antonio me rezultatin 138-110.  Më efikas tek Suns ishte Diop me 30 pikë. Te Lakers më efikas ishte  LeBron James I cili  realizoi 36 pikë dhe Westbrook me 30.

Fitore  ka shënuar edhje Miami  më sfidën ndaj Detroit me rezultatin e ngushtë 115-112. ibruar. Herro me 29 pikë bëri diferencën në parket për ekipin nga Florida. Pa probleme fiton ekipi kampion i Milwaukee, që mposhti Dallasin  me rezultatin 102-95. Middleton e Holiday, së bashku realizuan 50 pikë.

 

Rezultatet e sotme

Indiana – Houston, 118-106

Orlando – Nju Orleans, 104-110

Philadelphia – Atlanta, 96-98

Miami – Detroit, 115-112

New York – Washington, 117-124

Dallas – Milwaukee, 95-102

Denver – Charlotte, 107-115

Phoenix – Oklahoma, 113-101

Utah Jazz – Minnesota, 128-116

Golden State – Memphis, 113-104

Lakers – San Antonio, 110-138    /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia