close
Sport

NBA: PHOENIX NË KOHËN SHTESË MUNDI UTAH JAZZ

4158C4FA-85FD-4E07-ADD7-51674AF7CF0F

RIKTHEHET KEVIN DURANT TE BROKLYN


Ndeshjet e zhvilluara në mëngjesin e sotëm në kampionatin amerikan të basketbollit NBA kanë sjellë befasi.  Dueli mes dy  ekipeve më të mira  në Konferencën e Perëndimit  me  Phoenix  dhe Utah Jazz pas kohës shtesë ka përfunduar në të mirë të vendasve  me rezultatin 117-113. Te  Phoenix u dalluan Booker me 35 pikë e Paul me 29, ndërsa te Utah Jazz, më efikas ishte Mitchell me  41 pikë.

Pa probleme fiton skuadra e Brooklyn nga Nju Orlenas me rezultatin 139-111. Më efikas ishte  Irving me 24 pikë e Aldridge me 22. Lajmi më i mirë për Nets është rikthimi në fushë i Kevin Durant pas dëmtimit, që e nisi ndeshjen nga stoli dhe realizoi 17 pikë.

Memphis mundi Atlantan me rezultatin e thellë 131:113 që është një fitore  surprizë.  Fiton edhe Denver nda San Antonio me rezultat 106-96 . Më efikas ishte Nikola Jokiq me 25 pikë e 10 kërcime. Rikthehet te fitorja ekipi i Hjuston, që mundi Dallasin 102-93. Më efikas ishte John Wall me 31 pikë.

Pas ndeshjeve të sotme  Utah Jazz vazhdon të kryeson Konferencën e Perëndimit. /KlanMacedonia


REZULTATET E SOTME NË NBA

Indiana – Minnesota, 141-137

Brooklyn – Nju Orleans, 138-111

Orlando – Uashington, 116-131

Boston – Nju Jork, 101-99

Atlanta – Memfis, 113-131

Houston – Dallas, 102-93

Oklahoma – Charlotte, 102-113

Denver – San Antonio, 106-96

Phoenix – Utah Jazz, 117-113

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia