close
Sport

NBA: PORTLAND BEFASOI MILWAUKEE

NBA 3

Charlotte me rezultat të sigurt fitoi Atlantan 113-102


Katër ndeshje të luajtura sot në kampionatin amerikan të basketbollit NBA. Befasia më e madhe e ditës së sotme është fitorja e Portland kundër Milwaukee me rezultatin bindës 118-103. McCollum me 40 pikë ishte shënuesi më i mirë për Portland, vendimtar në fushë për skuadrën e tij. Për Milwaukee u dalluan Middleton e Lopez me nga 22 pikë dhe Antetokounmpo me 23 pikë.

Dallas para tifozëve të vetë shënoi fitore ndaj Washington 119-100. Donçiç me 23 pikë e Matthews me 22 ishin më efikas te vendasit, ndërsa Wall me 24 pikë e 10 asiste ishin më efikas për Wizards. Ekipi i Brooklyn, falë 26 pikëve të LaVert, mundi Phoenix me rezultatin 104-82, ndërsa Charlotte mundi Atlantan 113-102, ku diferencën në fushë e bëri Walker me 29 pikë. /Agjecnitë/

NBA – Rezultatet e sotme:

Charlotte –  Atlanta, 113-102

Dallas      –  Washington, 119-100

Phoenix   –  Brooklyn, 82-104

Portland   –  Milwaukee, 118-103

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia