close
Sport

NBA: SPURS-OKLAHOMA NDESHJE MARATONIKE

NBA 1

San Antonio mundi Oklahomën 154-147


Katër ndeshje janë zhvilluar në mëngjesin e sotëm në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, ku skuadrat vendase kanë shënuar fitore të sigurta.

San Antonio triumfoi kundër Oklahomës me rezultatin 154-147, në një ndeshje spektakolare dhe dramatike pasi kaloi kuotën e 300 pikëve dhe u vendos pas dy vazhdimeve. LaMarcus Aldridge me 56 pikë ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes, vendimtar për Spurs. Për Oklahomën u dallua Westbrook, që realizoi një “triple double” 24 pikë, 13 rebound e 24 asiste.

Miami mposhti Bostonin 115-99. Wade me 19 pikë e Richardson me 18 bënë diferencën në fushë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 22 pikët e Irving për Celtics.

Në ndeshjet e tjera, Denver mundi Clipperesin 121-100 duke e ruajtur pozitën e parë në Konferencën e Perëndimit. Më efikas ishte Murray autor i 23 pikëve, mbështetur nga Jokiq me 18 pikë, 14 rebound e 10 asiste. Fitore në mëngjesin e sotëm shënoi edhe Sacramento, kundër Detroitit me rezultatin 112-102. Hield me 18 pikë ishte shënuesi më i mirë në këtë ndeshje. /Agjencitë/

 

NBA – Rezultatet e sotme:

 

Miami           –   Boston, 115-99

Denver          –   Clippers, 121-100

San Antonio  –   Oklahoma, 154-147

Sacramento   –   Detroit, 112-102

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia