close
Sport

NBA: TË DYFISHOJË TESTET EDHE PSE ATO BËHEN ÇDO DITË

NBA 1

AKTUALISHT, 60 LOJTARË JANË TË INFEKTUAR ME COVID-19


Aktualisht, 60 basketbollistë që luajnë në NBA janë të infektuar me Covid-19 dhe ndodhen në karantinë, duke bërë që të mos luhen dy ndeshjet e para të sezonit 2021-2022.

Mësohet se një pjesë e lojtarëve të infektuar me koronavirus kanë variantin e ri Omicron, çka ka sjellë mjaft panik te skuadrat.

Situata duket alarmante edhe për faktin se 43 raste janë regjistruar vetëm dy javët e fundit, duke bërë që masat anti-Covid të ndryshojnë sërish. Kështu, disa klube kanë vendosur të reduktojnë në 50% kapacitetin e stadiumeve të tyre, për të evituar që virusi të krijojë probleme për vijimin normal të sezonit.

Kjo rritje e rasteve me Covid-19 (13 raste vetëm ditën e martë) ka detyruar NBA-në që të dyfishojë testet edhe pse ato bëhen çdo ditë. Pritet që testet të zhvillohen dy herë në ditë ose çdo 18 orë. Së shpejti do të miratohen edhe rregulla të tjera anti-Covid, për të evituar ndonjë pezullim të kampionatit./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia