close
Sport

NBA: UTAH JAZZ SKA TË NDALUR NË NDESHJE DERBI FITOI NDAJ LAKERS 114-89

043AEA98-CF6A-475B-B2A9-D73C9D7B7F18

Kampionati amerikan i basketbollit NBA, ka vazhduar edhe  në mëngjesin e sotëm me 10  ndeshje  të zhvilluara. Derbi  i kësaj  xhirohje  pa dyshim se  ishte ndeshja  mes Utah Jazz  dhe  kampionëve  në fuqi Lakers, ndeshje kjo e cila ka përfunduar  me fitoren e thellë të  vendasve me  rezultatin 114-89 . në takimikn luajtur sot.  Me këtë sukses Utah Jazz, kryeson e vetmuar Konferencën e Perëndimit  me  26  fitore.

Jashtë fushe sërish  ka shënuar  fitore ekipi i Golden State,  ndaj Indianas  me rezultatin 111-107. Më efikas  te skuadra  fitues  si  zakonisht  ishte Stephen Curry, me 24 pikë. Pa probleme fiton edhe Cleveland, që mundi  Hjustonin  me rezultatin 112-96. Më efikas ishte Allen autor i 26 pikëve.

Miami mundi Toronton 116-108, me Jimmy Butler, autor i 27 pikëve, ndërsa Oklahoma muni San Antonion  me rezultatin  102-99. Më efikas ishte Alexander Shai me 42 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme                                                                            

Utah Jazz – Lakers, 114-89

Atlanta – Boston, 127-112

Cleveland – Houston, 112-96

Indiana – Golden State, 107-111

Chicago – Minnesota, 133-126

Miami – Toronto, 116-108

Nju Orleans – Detroit, 128-118

Oklahoma – San Antonio, 102-99

Phoenix – Charlotte, 121-124

Utah Jazz – Lakers, 114-89

/KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia