close
Sport

NBA: Warriors, finalisti i parë në Konferencën Perëndimore

nba (16)

Në Lindje Boston – Milwaukke finalisti vendoset në ndeshjen e shtatë

Golden State siguron finalet në Perëndim, Ndërsa në Lindje Boston barazon serin e ndeshjeve me Milwaukke

 

Golden State bëhet skuadra e parë finaliste e play off-it në Konferencën e Perëndimit. ëarriors fituan sot 110-96 ndaj Memphis në sfidën e gjashtë gjysmëfinale, duke fituar 4-2 serinë e takimeve. 

Më efikas për Warriors ishin Clay Thompson i cili realizoi 30 pikë e Stephen Curry me 29 pikë. Për Memphis, më efikas ishte Brooks që realizoi 30 pikë.

Në Konferencën e Lindjes, barazim 3-3 me ndeshjes mes Boston e Milwaukee. Ekipi i Celtics firtoi 108-95 ndaj kampionëve në fuqi të Bucks, në një ndeshje ku ata patën epërsi shumicën e kohës dhe e merituan fitoren.

Ndeshja magjike e Jayson Tatum, që realizoi 46 pikë për Boston, mbështetur nga Brown me 22 pikë e Smart me 21 pikë. Për Milwaukke u dallua Giannis Antetokounmpo me 44 pikë e 22 rebound, por që mbetën për statistikë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia