close
Sport

NBA: WARRIORS FITON EDHE FINALEN E DYTË NDAJ PORTLAND

nba

Golden State Warriors shënoi fitore ndaj Portland në ndeshjen e dytë të finales së play off-it në Konferencën e Perëndimit duke udhëhequr 2-0 me ndeshje, që do të thotë se maksimalisht shfrytëzoi epërsinë e terrenit vendas.

Tek skuadra kampione sërish mungoi Durant, i dëmtuar, por përsëri protagonist kryesor ishte Stephen Curry, që realizoi 37 pikë, mbështetur edhe nga Klay Thompson me 24 pikë. Për Portland u dalluan Lillard me 23 pikë e 10 asiste si dhe McCollum me 22 pikë, por që nuk mjaftuan për të fituar.

Tashmë seria e finaleve play off do të spostohet në fushën e Portland, që do të tentojë të rihapë garën për titullin kampion në Perëndim. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia