close
Sport

NBA: WARRIORS HUMBË NGA DENVER PARA TIFOZËVE VENDAS

NBAAAAAA

FITOJNË LAKERS, NJU JORK, PHILADELPHIA, MILWAUKEE, MIAMI


Në mëngjesin e sotëm janë zhvilluar ndeshjet e radhës në kampionatin amerikan të basketbollit NBA, ku kanë zhghënjyer  ekipet që pretendojnë titullin kampion.

 

Lideri në renditjen tabelore në Konferencën Perëndim Goslden State Warriors ka zhgënjyer tifozët e vetë pasi  disfatës ndaj Denver me rezultatin 86-89. Për Warriors ishte kjo humbja e shtatë pas  27  fitoreve. Më efikas te  vendasit ishte Curry me 23 pikë katër kërcime dhe po aq asiste. Te skuadra e Denver, më efikas ishte Jokiq me 22 pikë 18 kërcime e pesë asiste.

 

Los Angeles Lakers arriti që me shumë mund të fitonte në transfertë ndaj Houston me rezultat 132-123. LeBron James ishte më i miri në parket, duke realizuar në total 32 pikë, 11 kërcime dhe po aq asiste, i ndjekur nga bashkëlojtari Malik Monk me 25 pikë, ndërsa te Houston më efikas ishte Jalen Green me 24 pikë.

 

Rezultatet e takimeve të sotme :

Golden State Warriors  – Denver 86-89

Houston – Los Angeles Lakers 123-132

Sacramento  -Oklahoma City Thunder 117-111

Nju Orleans  -Cleveland 108-104

Minnesota  – Nju Jork 88-96

Toronto Raptors – Philadelphia 109-114

Miami Heat – Washington Wizards 119-112

Orlando – Milwaukee Bucks. 110-127  /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia