close
Sport

NBA: WASHINGTON NDAL HOVIN E CLIPPERS

F0A2EE94-4A4E-4FCC-A255-396F2AC7F275

MILWAUKEE NË TRANSFERTË MUNDI MEMFISIN 112:111


Kampionati amerikan i basketbollit NBA,  ka vazhduar me  nëntë ndeshjet e zhvilluara në mëngjesin e sotëm. Në një ndeshje dramatike  e cila është vendosur në sekondat e fundit Washington ka mposhtur Clipersin me rezultatin 119-117 . Më efikas te  skuadra fituese ishin Beal me 33 pikë e Wesbrook me 27, ndërsa Leonard me 22 pikë ishte më efikas te  Clipersat. Fitore në sekondat e fundit ka shënuar edhe Milwaukee në përballjen me Memfis me rezultatin 112:111.

Antetokounmpo ishte më efikas me 26 pikë e 11 kërcime, mbështetur edhe nga Middleton me 22 pikë e 10 kërcime. Te Memfis më efikas ishte Jo Morant me 35 pikët .

Në ndeshjet e tjera luajtur sot,  u  shënuan këto rezultate: Oklahoma mundi  San  Antonion 107-102. Fiton edhe Boston, që mundi Toronton  132-125. Pa probleme triumfon Miami, ndaj Nju Orlenas 103-93, ndërsa Dennver mundi Indianën me rezultat 113-103. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia