close
Sport

NBA: ZHGËNJEJN EKIPET PRETENDENTE PËR TITULLIN KAMPION

NBAAAaa

HUMBËN MILWAUKEE, UTAH JAZZ DHE BROOKLYN


Pesë fitore të skuadrave vendase  dhe dy të atyre mysafire është epilogu i ndeshjeve  të  zhvilluara në mëngjesin e sotëm në kamopionatin amerikan të basketbollit NBA. Skuadra e Charlotte bëri befasi duke e mundur kampionin në fuqi ekipin e Milwaukee me rezultatin 103-99. Për vendasit u dallua Rozier i cili shënoi 27 pikë, ndërsa tek Milwaukee u dalluan Middleton-Antetokounmpo të cilët së bashku shënuan 53 pikë.

Detroit me lojë  të mirë para  tifozëve vendas mundi ekipin e Utah jazz, me rezultatin126-116. Më efikas ishin Bey dhe Cunningham shënuan nga 29 pikë secili, ndërsa Mitchell me 31 pikë ishte më  efikas të Utah Jazz

Ndeshje  zhgënjyese  pati edhe Brooklyn  që pësoi  transfertë nga Portland  me rezultatin 114-108 .  Durant realizoi 28 pikë e 1o kërcime për  mysafirët  por  që s’majaftuan pë t’iu shmang  humbjes, ndërsa për Portland të gjithë titullarët realizuan mbi 13 pikë.

 

 

Rezultatet e sotme

Charlotte – Milwaukee, 103-99

Detroit – Utah Jazz, 126-116

Boston – Indiana, 101-98

Nju Jork – San Antonio, 111-96

Houston – Philadelphia, 91-111

Portland – Brooklyn, 114-108

Sacramento – Cleveland, 108-109 /KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia