close
Sport

NBA: ZHGËNJEJNË MILWAUKEE E GOLDEN STATE

NBA (5)

DURANT MBAN BROOKLYN NË KRYE


Janë  zhvilluar  11-të ndeshje  në mëngjesin e sotëm në kampionatin amerikan të basketbollit NBA

 

Kampioni në fuqi Milwaukee pësoi sot humbjen e dytë radhazi, kësa radhe  humbi nga Toronto me rezultatin 117-111. Siakam me 33 pikë ishte më i miri në parket për kanadezët, duke i bërë të pavlefshme 25 pikë e Middleton për Bucks që luajti  pa yllin e vet Antetokounmpo.

Disfatë ka  pësuar edhe  lideri në renditjen e tabelës Golden State  në  ndeshjen me  ekipin Dallas 99-82. Më efikas  në këtë takim ishte slloveni Luka Donçiq I  cili shënoi 26 pikë, ndërsa Curry realizoi vetëm 14 pikë për Warriorsat.

Pa probleme fiton skuadra e Brooklyn, që falë 39 pikëve të Durant mundi Indianan me rezultatin 129-121, duke qëndruar në krye të renditjes në Lindje.

Rezultatet e sotme

Charlotte – Detroit, 140-111

Orlando – Philadelphia, 106-116

Washington – Houston, 111-114

Boston – San Antonio, 97-99

Dallas – Golden State, 99-82

Indiana – Brooklyn, 121-129

Milwaukee – Toronto, 111-117

Minnesota – Oklahoma, 98-90

Denver – Utah Jazz, 109-115

Portland – Miami, 109-115

Sacramento – Atlanta, 102-108    /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia