close
Sport

NBA:MIAMI AVANSON NJË HAPË PRANË TITULLIT NË LINDJE

NBA: Playoffs-Boston Celtics at Miami Heat

Miami fitoi 112-109 ndaj Boston në finalen e katërt play off në Konferencën e Lindjes, duke qenë një fitore larg titullit në këtë kah të NBA-së. Skuadra nga Florida udhëheq 3-1 serinë e ndeshjeve.

Sfida e luajtur në Orlando u dominua shumicën e kohës nga Miami, por pa arritur të shkëputet. Për pasojë, Boston tentoi deri në fund të triumfojë, por pa sukses.

Tyler Herro, ishte  më efikasi te  skuadra e Miamit , duke realizuar 37 pikë. Mirë u paraqitën edhe Butler me 24  dhe Dragiq e  Adebayo  me nga 22 pikë e 12 rebound.

Për Boston, më I efikas ishte Tatum me 28 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. nesër luhet finalja e katërt në Perëndim mes Lakers dhe Denver.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia