close
Top LajmeVendi

NDAHEN ÇMIMET “SHËN KLIMENTI” PËR SUKSES NË ARSIM DHE NË KULTURË

Screenshot_8

Urosheviq: Rënia e arsimimit të të rinjve është baras me katastrofë


Pesë autorë dhe studiues në fushën e arsimit, të kulturës dhe të mjekësisë sot u nderuan me çmimin e lartë shtetëror “Shën Klimenti” për vitin 2019. Agim Poloskës, Dimitar Bashkeskit, Vesna Ginovskës, Violeta Tomovskës dhe Dejan Dokiq, në ceremoni në Kuvend çmimet ua ndau profesori Vlada Urosheviq, i cili në fjalimin e tij megjithatë e shprehu zhgënjimin e tij nga fakti se të rinjtë në Maqedoninë e Veriut edhe më tej janë në fund, në aspekt të njohurive, e matur në testin ndërkombëtar PISA.

Me lëvdata për punën dekadëshe të pesë të shpërblyerve dhe duartrokitje nga ana e të pranishmëve në Sallën e kristaltë të Kuvendit, sot u ndanë çmimet “Shën Klimenti”. Fitues janë profesori Agim Poloska, gjuhëtar dhe përkthyes, shkrimtari dhe botuesi Dimitar Basheski, këngëtarja operistike Vesna Ginoska Ilkova, këngëtarja e këngëve popullore dhe zbavitëse Violeta Tomovska me përvojë të gjatë si dhe punëtori humanitar dhe specialist i pulmologjisë dhe alergologjisë Dejan Dokiq. Për nderimin, që konsiderohet si çmim për vepër jetësore, në emër të të githë atyre u falënderua shkrimtari Basheski.

“Është mirë që në mes zhurmës së përditshme, në mes zhurmës së zërave partiakë – politikë – juridikë, të trafikut, në raste të këtilla vëmendja për një moment kthehet drejt diçkaje që është më afatgjate, drejt diçkaje që zgjat dhe është e lidhur me fusha si shkenca, kultura, letërsia, arsimi dhe arti.” –shprehet Dimitar Basheski, shkrimtar.

Edhe kjo ceremoni nuk kaloi pa ankesa nga ana e akademikëve për shkak të rënies së nivelit të përgjithshëm në arsim dhe harresën në të cilën është hedhur kultura, sidomos kur bëhet fjalë për të rinjtë në vend. Profesori në fakultetin filologjik dhe shkrimtari, Vlada Urosheviq, lajmin për rezultatin e publikuar për shkallën e njohurive të nxënësve të shkollave të mesme në vend, të cilët u radhitën në vendin e 69-të në listën prej 79 vendeve në botë, e quajti lajmi më i keq prej të gjitha lajmeve të këqia kohëve të fundit.

“Rënia e këtillë e shpejtë e nivelit të njohurive në konkurrencë ndërkombëtare për mua është katastrofë. Ai e pasqyron gjendjen tonë në shumë fusha. Njëra prej tyre është sa pak në këtë zhvlerësim të vlerave ka rëndësi arsimi, njohuritë dhe kultura e përgjithshme.”-deklaroi Vlada Urosheviq, profesor.

Sipas Urosheviq, pa dyshim që të rinjtë në Maqedoninë e Veriut u japin përparësi mënyrave tjera për sigurimin e ekzistencës dhe prestigjit në shoqëri. Në rrethana të këtilla, nëse arsimi solid nuk është i domosdoshëm për sukses në jetë, profesori Urosheviq pyeti – kush do të ulet nesër në Kuvend, kush do të ligjërojë në fakultete, kush do të gjykojë në gjykata dhe kush do të shërojë në spitale? Përkundër qëndrimit të tij, këtyre ditëve ministri i Arsimit Arbër Ademi shprehu kënaqësinë nga rezultatet e të rinjve në Maqedoninë e Veriut në testin PISA të vitit të kaluar, duke pohuar se ky është rezultati më i mirë në dekadën e fundit, prej kur ka filluar zbatimi i testit në vend. /Biljana Georgievska/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia