close
Showbiz

NDAHEN DUA LIPA DHE ANWAR HADID

dua

Dua Lipa dhe Anwar Hadid janë ndarë. Revista “OK” raporton se ylli i muzikës pop dhe modeli 22-vjeçar kanë vendosur t’i japin fund njëherë e mirë lidhjes së tyre dyvjeçare. Shkak është bërë distanca mes tyre pasi këngëtarja ka qëndruar në Londër duke regjistruar albumin e saj të ri ndërsa Anwar në Nju Jork.

Çifti hodhi idenë për të shkëputur gjithçka muajin e kaluar, pasi të udhëtosh kaq shumë dhe të qëndrosh larg po rezulton e vështirë”, tha një burim për gazetën “The Sun” muajin e kaluar. Burime të tjera thonë se marrëdhënia e tyre ka hasur vështirësi dhe ka vijuar me ndarje e pajtime të vazhdueshme, por tani kanë vendosur ta mbyllin njëherë e mirë.

Këngëtarja e hitit “Levitating” dhe modeli u përfolën për lidhje në Qershor të vitit 2019. Ata janë shfaqur në shumë evente publike, përfshirë këtu edhe vizitat e Duas në Shqipëri dhe Kosovë, vende për të cilat Anwar ka shfaqur vazhdimisht vlerësim.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia