close
Rajoni

NDAHET NGA JETA AKTORJA E MADHE LEZE QENA

auto_leze-qena1479827975-840×420

Në moshën 85 vjeçare ka vdekur aktorja e njohur kosovare, Leze Qena.Nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, kanë njoftuar se Leze Qena, ka qenë në mjekim intensiv në këtë qendër nga data 6 mars, dhe se ajo ka vdekur më 25 mars rreth orës 9 të mëngjesit.

Leze Qena lindi më 1 mars 1935, në Prizren. Vinte nga një familje mesatare. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas në Prishtinë. Për shumë dekada ka qenë e pranishme në shumë shfaqje teatrale në Kosovë.

Telegrame ngushëllimi kanë dërguar krerë të institucioneve dhe partive politike në Kosovë, kurse  Seanca e Kuvendit të Kosovës për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, filloi me një minutë heshtje për vdekjen e aktores Leze Qena. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia