close
Rajoni

NDAHET NGA JETA ISH-PRESIDENTI GREK, KAROLOS PAPULIAS

papoulias2-960x600_-_Copy-960×600-1

Ka ndërruar jetë sot në moshën 92-vjeçare ish-Presidenti i Greqisë Karolos Papulias. Papulias shërbeu në dy mandate si President, nga 2005 deri në 2015.

Ai ka qenë me parë anëtar i PASOK-ut me një karrierë të gjatë politike dhe ka mbajtur detyra në Ministrinë e Jashtme dhe atë të Mbrojtjes.

Ai ka shërbyer edhe si deputet i qarkut të tij të Janinës për 26 vjet.

“Pjesëmarrja në Rezistencën Kombëtare dhe përpjekjet e tij kundër Juntës përcaktuan rrugëtimin e tij, duke reflektuar angazhimin e tij të vazhdueshëm ndaj idealeve të lirisë dhe drejtësisë që ai mbronte vazhdimisht”, tha Presidentja aktuale Katerina Sakellaropoulou për paraardhësin e saj.

Në Nëntor të vitit 2013 Papulias zhvilloi një vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërsa mbante edhe titullin “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”.

Tv Klan

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia