close
Top LajmeVendi

NDALOHET QARKULLIMI PËR AUTOMJETET E RËNDA NË RRUGËN TETOVË-KODRA E DIELLIT

Screenshot_18

KOMUNIKACIONI PO ZHVILLOHET NË RRUGË TË LAGËSHTA

 

Komunikacioni po zhvillohet në rrugë të lagështa, rekomandohet shpejtësi e adaptuar  dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve. Promblematik vazhdon të ngelen qendrat turistike Kodra e Diellit dhe Mavrova.

 

Intenziteti i borës në vendet malore edhe gjatë ditës së sotme ka vështirsuar qarkullimin e lirë të qytetarëve sidomos në vendet turistike të vendit. Kodra e Diellit dhe Mavrova edhe pse dy qendra turistike në vend sezonin e ri do e fillojnë me probleme të vjetra. Në Kodren e Diellit vazhdon të ngelet problem infrastruktura sidomos tek vikend shtëpizat, parkingjet dhe mbeturina, gjë që edhe sot ishin penga për vizitorët. Ndërkaq, Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, sot ka njoftuar se është ndaluar lëvizja për automjete të rënda në drejtimin rrugor Aksi Mavrovë – Zhirovnicë dhe drejtimin rrugor Tetovë – Kodër e Diellit.

Duke shtuar se komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në rrugë të lagështa për shkak të numrit të madh të shembjeve në drejtimet rrugore Dellçevë-Koçan, Dellçevë-Pehçevë.

Ndalohen automjetet e rënda ngarkuese, në drejtimin rrugor Aksi Mavrovë – Zhirovnicë dhe drejtimin rrugor Tetovë – Kodër e Diellit. Ndalesa vlen edhe për kamionë dhe autobusë, ndërsa për të tjerët është i obligueshëm përdorimi i pajisjes dimërore.

 

 

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë, për gjendjen aktuale të rrugëve dhe zhvillimin e komunikacionit në vend rekomandon  shpejtësi të adaptuar e lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm i automjeteve.

Nga Enti Hidrometeorologjik njoftojnë se Kodra e Diellit e ka trashësinë më të madhe të borës:

Në Kodrën e Diellit janë matur 88 centimetra  trashësi bore, e ndjekur nga Mavrova me 49, Pozharan me 22, Krusheva me 19, Gostivari me 7, Tetova me 5 dhe Dibra me 4 centimetra.

Nga ky institut, njoftojnë që moti sot në Maqedoni do të jetë me shi, ndërsa në pjesët malore do të ketë reshje të borës./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia