close
Rajoni

NDARJA E KOSOVËS: HARADINAJ AKUZA THAÇIT, RAMËS E ÇITAKUT

Screenshot_7

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj derisa ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajazit me rastin e ditëlindjes së tij, foli edhe rreth prezantimit të mbrëmshëm të ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në mbledhjes e Këshillit të Sigurimit. Haradinaj vazhdoi me akuza për idenë e shkëmbimit të territoreve ku sipas tij pro kësaj ideje përveç presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama u rreshtua edhe ambasadorja kosovare, Vlora Çitaku.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj sërish  ka thumbuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama për çështjen e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi.

Në pyetjen e gazetarëve rreth debatit të mbrëmshëm në Këshill të Sigurimit të OKB-së të ministrit të jashtëm serb Ivica Daciq me ambasadorjen e Kosovës në Uashington Vlora Citaku, ai akuzoi këtë të fundit bashkë me kryeministrin Rama dhe presidentin e Kosovës Hashim Thaçi se kanë punuar për ndarje të Kosovës.

“Plot zyrtarë të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes në emër të shkëmbimit të territoreve kanë bërë gabim të madh, të gjithë ata që kanë qenë pjesë e kësaj, qoftë Vlora, presidenti Thaci qoftë kryeministri Rama. Ky gabim nuk ua ndalon atyre në situata të tjera ti shërbejnë vendit për tema të tjera. Por po është e vërtetë kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarje të Kosovës në emër të shkëmbimit të territoreve.”-tha Ramush Haradinaj, Kryeministri në detyrë i Kosovës.

Sipas tij angazhimet e tyre për këtë temë do të dalin në pah në të ardhmen.

“Krejt ekipa që e kanë përkrahur presidentin Thaci, kryeministrin Rama dhe presidentin Vuciq gradualisht krejt do ti keni në media, në uikiliksa dhe në emaila do t’i gjeni angazhimet e tyre për këtë temë.” –deklaroi Ramush Haradinaj, Kryeministri në detyrë i Kosovës.

Ka kohë që dy kryeministrat kanë përplasje verbale rreth cështjes së marrëveshjes finale Kosovë Serbi por që nga samiti i Berlinit këta të dy nuk kanë folur më asnjëherë mes vete. /Blerta Dalloshi-Berisha, Prishtinë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia