close
Rajoni

NDËRKOMBËTARËT: KOSOVA T`U LEJOJË SERBËVE TË DREJTËN E VOTËS

083DB136-BA5F-47BA-9A16-486585A27928_cx0_cy12_cw0_w1023_r1_s

SHBA-të, VENDET E QUINT-it DHE BE-ja ME DEKLARATË TË PËRBASHKËT


Kur kanë mbetur edhe dy ditë për mbajtjen e referendumit për ndryshime Kushtetuese në Serbi, po shtohet presioni mbi Qeverinë e Kosovës që ai të lejohet të mbahet në mënyrë të organizuar edhe për serbët në Kosovë.

Vendet anëtare të QUINT-it dhe Bashkimi Evropian i kanë bërë thirrje qeverisë Kurti që t’i lejojë serbët në Kosovë të votojnë në referendumin kombëtar të Serbisë,

Në deklaratën e përbashkët të tyre I kërkohet qeverisë së Kosovës të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur.

Vendet e QUINT-it e kanë mirëpritur këtë referendum, duke shtuar se reformat janë hap para drejt përafrimit të Serbisë me standardet evropiane.

Në thirrje të përbashkët është thënë se qeveria e Kosovës dhe ajo e Serbisë duhet të përmbahen nga veprimet që nxisin tensione.

Deri më tash nuk ka ndonjë reagim të qeverisë. Por javë më parë kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky referendum nuk do të lejohet që të organizohet në komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Pas bisedës telefonike që zhvilloi me kreun e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borreli një ditë më parë, Kurti ka deklaruar se serbët me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë vetëm përmes postës apo edhe në zyrën ndërlidhëse të Serbisë.

Ndërsa  Borreli ka dal hapur pro mbajtjes së referendumit të Serbisë edhe në Kosovë./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia