close
Vendi

NDËRPRITET KANAL NDËRKOMBËTAR PËR TRANSPORT TË DROGËS NGA SHQIPËRIA

oher

Dje (14.12.2021) nëpunës policorë të Byrosë për Siguri Publike, më saktë Departamenti i Policisë Kriminalistike-Sektori për Tregti të Palejuar me Drogë, Armë dhe Materie Shpërthyese së bashku me NJSA ”Tigri”, Departamenti për Asgjësimin e Krimit të Organizuar dhe Serioz dhe SPB Ohër e kanë privuar nga liria Z.S. (57) nga Ohri, me çka me sukses është ndërprerë edhe një kanal ndërkombëtar për transportin e drogës nga R. e Shqipërisë në vendin tonë në vlerë të përgjithsghme prej rreth 300.000 eurove.

Në të vërtetë, Z.S. duke drejtuar automjetin ”mercedes”, me targa regjistrimi të Ohrit, është drejtuar në f. Lubanishtë-Ohër, me qëllim që të kryejë transport ilegal të drogës dhe në afërsi të vendit të quajtur ”Ushine” nga shtetas shqiptar ka marrë pesë çanta në të cilat ka pasur marihuanë në paketime të ndryshme, në sasi të përgjithshme prej rreth 100 kilogramëve.

Pas kësaj Z.S. është drejtuar në rrugën Shën Naum-Ohër, me qëllim drogën në mënyrë të paautorizuar ta transportojë nga Ohri në Shkup dhe për shkak të borxhit të ja dorëzojë blerësve. Në ora 04:30 minuta nga ana e nëpunësve policorë automjeti është ndalur dhe gjatë kontrollit të kryer droga është gjetur dhe sekuestruar, informoi zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq Talevska.

Në koordinim me Prokuror Publik, SPB Ohër parashtroi kallëzim penal deri te PTHP Ohër kundër Z.S. nga Ohri, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”prodhim i palejuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, e dënueshme sipas nenit 215 paragrafi 1 të Kodit Penal./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia