Ndërpritet puna e mbledhjes së 79-të e Kuvendit, Xhaferi i thiri në mbledhje krerët e partive nga shumica

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi sot e ndërpreu punën e mbledhjes së 79-të, me arsyetimin se nuk ka kushte për t’u vendosur për çështjet, sepse në sallë morën pjesë vetëm 53 deputetë, nga 85 të nënshkruarit. Xhaferi u bëri thirrje kryetarëve të partive nga shumica parlamentare në orën 13:00 të takohen në Kabinetin e tij dhe të dakordohen se si do të vazhdojnë me punën e këtij institucioni.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Sipas tij, do të ishte korrekte ata të cilët nuk duan të vijnë në Kuvend dhe të jenë pjesë e punës së këtij institucioni, të parashtrojnë kërkesë për për mbledhje për shpërndarje të Kuvendit.

“Nëse ata nuk propozojnë, unë do të propozoj mbledhje për shpërndarje të Kuvendit në mënyrë që të dihet se cili është qëllimi kryesor për ne, 120 deputetët. Në këto momente Kuvendi duhet të jetë funksional pa dallim nëse i vihet dikujt apo jo. Kjo është demokracia, ndërsa shantazhet nuk janë pjesë e demokracisë. Unë dalje tjetër nuk kam përveç se ta ndërpresë mbledhjen, ndërsa nëse dikush mendon se mbledhja do të caktohet me shantazhe dhe ultimatume, është gabim. Kush nuk dëshiron të jetë pjesë e shumicës duhet të thotë se prej sot nuk është shumicë dhe se le ta bëjë shumicën me kë të dojë”, tha Xhaferi, duke potencuar se “kjo nuk mund të tolerohet”.
PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Për vazhdimin e kësaj mbledhje, kryetari i Kuvendit tha se do të njoftojë plotësisht./MIA

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share