Ndërron jetë regjisorja Vjosa Berisha

Regjisorja e njohur Vjosa Berisha, ka ndërruar jetë sot.

Këtë e bëri të ditur bashkëshorti i saj, Fatos Berisha, përmes një njoftimi mortor në Instagram.

Berisha vuante nga sëmundja e kancerit.

Postimi i plotë

Me pikëllim të thellë bëjmë të ditur se e dashura jonë Vjosa Berisha ndërroi jetë, sot me datë 23 Qershor në spitalin University College Hospital në Londër.

Datën dhe vendin e varrimit do ta bëjmë të ditur më vonë

Familjet Berisha dhe Istrefi

Lexo gjithashtu
Total
0
Share