close
Kulture

NDËRRON JETË “TRASHËGIMTARI I DARVINIT”

daarvin

Edward Osborne Wilson, një nga natyralistët më të mëdhenj në botë, ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare. Wilson ishte një biolog i nderuar me çmime të rëndësishme, profesor në universitetet Harvard dhe Duke, si dhe i cilësuar si “trashëgimtari i Darvinit”.

Fusha e tij e studimit ishin milingonat dhe ekosistemet, si dhe ka bërë fushata për të ndaluar dëmtimin global të biodiversitetit. I lindur në Birmingham, Alabama në 1929, Wilson pati interes ndaj natyrës në moshë të hershme. Por pasi një fletë peshku i hyri në sy duke i dëmtuar shikimin në largësi, u fokusua në krijesat më të vogla sepse kishte mundësi t’i studionte nga afër.

Shkaku i vdekjes nuk është bërë i ditur, por është parashikuar një homazh për jetën e tij në vitin 2022./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia