close
SportTop Lajme

NDESHJET E NDALUARA TË KOSOVËS, UEFA MERR VENDIMIN

Kosova2

UEFA ka marrë një vendim në lidhje me Kosovën dhe Rusinë. Këto dy kombëtare nuk do të ndeshen kurrë me njëra-tjetrën. Shteti i madh sllav nuk e ka njohur ende Republikën e Kosovës dhe qeveria evropiane e futbollit dëshiron të shmangë incidentet e mundshme.

“Ekziston rrezikimi i sigurisë në një përballje të tillë dhe kemi vendosur që këto dy përfaqësuese të mos përballen asnjëherë në kompeticionet tona”, shkruhet në komunikatën e UEFA-s. Ndryshon situata në futbollin e femrave. Vajzat shqiptare të Kosovës lejohen të luajnë përballë homologeve ruse, por diçka e tillë mund të ndodhë vetëm në një fushë neutrale.

Ky nuk është rasti i parë që ndodh një evitim i tillë. Ukrainë-Rusi, Armeni-Azerbajxhan dhe Kosovë-Serbi janë tre çiftet e tjera që nuk mund të “përlasen” me njëra-tjetrën në kompeticionet e organizuara nga institucioni më i madh evropian i futbollit.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia