close
Top LajmeVendi

NDIHMË JAPONEZE PËR SPITALIN E TETOVËS

Screenshot_8

Spitali i Tetovës do të pajiset edhe me një autoambulancë të re dhe kjo falë grantit të ambasadës japoneze. Siç u njoftua gjatë nënshrkimit të këtij bashkëpunimi, ky është projekti i dhjetë që këtë vit ambasada e Japonisë nënshkruan me vendin tonë.

Falë një granti nga ana e ambasadës japoneze në Maqedoninë e Veriut, Spitalit Klinik të Tetovës do t’i shtohet edhe një autoambulancë.

Ambasadorja e Japonisë në Maqedonine e Veriut, ka premtuar se bashkëpunimi do të vazhdojë në të ardhmen me qëllim, sic tha, përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Ky do të jetë grand projekti i 10 që këtë vit e nënshkruan me Maqedoninë e Veriut dhe përmes realizimit të tij do të përmirësojnë shërbimet mjeksore për qytetarët e Tetovës dhe rajonit. Këtë vit dy vendet tona shënojnë 25 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomaike dhe sot kemi përforcuar miqësine dhe bashkëpunimin mes vendeve tona edhe me një projekt tjetër.” –shprehet Haneda Keiko, Ambasadore e Japonisë.

E pranishme në nënshkrinmim e këtij grandi ishte edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi. /Lulzime Ameti/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia