close
Bota

NDIZET YLLI I BETLEHEMIT NË “SAGRADA FAMILIA”

spain.jpg

Katedralja “Sagrada Familia”, kryevepra e famshme e papërfunduar e arkitektit Antonio Gaudi, është në ndërtim e sipër për gati 140 vjet. Pas kaq kohësh, një nga 18 kullat e saj, ajo e Virgjëreshës, u bë kulla e parë e “Sagrada Familia-s” që u hap zyrtarisht për publikun që nga viti 1976.

Kjo kullë e lartë 138 metra, kurorëzohet në majën e saj nga një yll qelqi 5.5 tonësh, me 12 cepa, i njohur si “Ylli i Betlehemit”. Ai u instalua në fund të Nëntorit dhe më 8 Dhjetor u zhvillua ceremonia zyrtare e “ndezjes së yllit”. Kur të përfundojë, kulla më e lartë e kishës – kushtuar Jezu Krishtit – do të ngrihet 172 metra mbi rrugët e Barcelonës, e kjo do ta bëjë atë kishën më të lartë në botë, duke kaluar edhe Ulm Minster në Gjermani.

Gaudi mori përsipër projektimin e kishës në vitin 1883, duke zëvendësuar arkitektin origjinal, Francisco de Paula del Villar. Shumë shpejt, projekti u shndërrua në një fiksim jetësor për Gaudi-n. Kur u përhap lajmi se arkitekti kishte vdekur, mijëra njerëz u rreshtuan në rrugë për funeralin e tij. Ai u varros në dhomën e nëndheshme nën “Sagrada Familia”.

Qëllimi kryesor i dizajnit të Gaudit është “të lartësojë njerëzit”, përmes madhështisë së saj, ku i vetmi tingull që dëgjohet është zhurma e hapave.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia