close
Sport

Ndodh ajo që nuk pritej në MotoGP, motori Aprilia siguron “pole”

Moto GP

Piloti spanjoll i Aprilia, Aleix Espargaro, siguroi “pole position” në pistën e Termas de Rio Hondo, të vlefshëm për garën e Çmimit të Madh të Argjentinës në MotoGP, që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme (e diel). Kjo është hera e parë që motori Aprilia siguron “pole” në kategorinë e MotoGP, ndaj ky rezultat është historik për këtë skuadër.

Espargaro dha kohën 1’37”688, duke lënë pas spanjollin e Ducati, Jorge Martin. Në vijën e parë të startit të garës do të jetë edhe italiani Luca Marini me motorin Ducati VR46 (skuadra e Valentino Rossi). Vetëm i gjashti kampioni i botës në fuqi, francezi Fabio Quartararo me Yamaha. Gjithsesi, gara parashikohet mjaft e fortë e spektakolare.

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia